E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia në sulm kundër hajdutëve të pronës

 

TIRANE – Policia e kryeqytetit është hedhur në sulm ndaj personave që kryejnë vjedhje të pasurisë. I mituri Markelian C, 12 vjeç, ra përsëri dje në prangat e policisë për të disatën herë dhe më pas u la i lirë për shkak të moshës së mitur, edhe pse kishte kryer vjedhje pasurie ditët e fundit. Ndërkaq sipas burimeve mësohet se Komisariati nr.1 në Tiranë përgjatë orëve të mëngjesit së djeshëm ka arrestuar në flagrancë të Altin Zerollarin, 22 vjeç, pasi është kapur në fshatin Mushqeta, duke tentuar të vjedhë një transformator në pronësi të qytetarit H. C. I lartpërmenduri ka tentuar të kryej vjedhjen në bashkëpunim me S. M dhe R. L., për të cilët po punohet për kapjen e tyre. Oficerët e parandalimit të krimeve në Komisariatin nr.5, kryen arrestimin në flagrancë të, F. S., 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai ra në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” që Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, me vendim të datës 26 nëntor 2008, ka dhënë ndaj tij.Shërbimet policore të Komisariatit numër 5 kapën në flagrancë në qendër të Institutit Bujqësor, të miturit Xh. B., 15 vjeç, lindur dhe banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Sh. H., 16 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “tentativë vjedhje”. Ata u ndaluan pasi i kanë vjedhur një qytetari 2 900 lekë në çantë. Sektori Kundër Vjedhjeve të Automjeteve ka kryer edhe arrestimin në flagrancë të Taulant Turkut, 37 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Ai u kap duke tentuar të vjedhë automjetin tip “Benz”, me ngjyrë blu, me targa TR 2843 K, në pronësi të K. H.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›