E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i minierës kërkon zgjidhje

 

BULQIZE - Drejtori i minierës së kromit Bulqizë, Petrit Duva, në një prononcim për mediat u shpreh dje se bllokimi i mjeteve të tonazhit të lartë për të kaluar në urën e Matit po pengon evadimin e kromit nga miniera në portin e Durrësit. Ai u shpreh se drejtuesit ligjorë të firmës koncensionare “Albanian Crom” i janë drejtuar me një letër zyrtare Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Transporteve, duke kërkuar gjetjen e zgjidhjes për bllokimin e mjeteve që transportojnë krom, pasi kanë peshë mbi 24 tonë. “Mjetet tona të tonazhit të lartë peshojnë pa pasur ngarkesë afro 20 tonë. Pra, me logjikën e policisë mjetet e minierës së Bulqizës duhet të lëvizin nga miniera në Durrës me 6-7 tonë krom, gjë që është totalisht e papranueshme. Ne kërkojmë nga autoritetet e shtetit të gjejnë një zgjidhje, ndryshe puna në minierën kryesore në vend pengohet dhe ecuria e saj vihet në rrezik”, deklaroi Duva.       h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›