Tiranë, policia shkatërron bandën e grabitësve
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një bandë prej 10 personash nën akuzën për grabitje. Banda dyshohet të mbajë firmën e një sërë grabitjesh me dhunë në kryeqytet. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini bëri të ditur se forcat e Komisariatit numër një në Tiranë kanë prangosur 10 persona, të dyshuar si autorë të një sërë grabitjesh në kryeqytet, kryesisht të çantave dhe celularëve të qytetarëve në rrugë. Kështu mësohet se janë arrestuar Dritan Shehu, Oltion Koceku, Erald Zeneli, Hamit Xhika, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Po kështu Katragjini konfirmon dhe arrestimin e një tjetër grupi që vidhte motorra.Të ndaluarit dyshohet se janë pjesë e dy grupeve kriminale që veprojnë prej kohësh në kryeqytet, ndërsa vazhdon hetimi nga ana e policisë dhe puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.