E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane pranga 33-vjecarit te shumekerkuar

Policia e kryeqytetit ka arrestuar sot një 33-vjecar të shumëkërkuar për trafik droge nga drejtësia italiane.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Alxhi Nallbani.

Sipas burimeve, 33-vjecari është dënuar në mungesë në vendin fqinj me 13 vjet burg për trafik lëndësh narkotike.

Burimet shtojnë më tej se Nallbani dyshohet gjithashtu se ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›