Vajza 13-vjecare plagos me thiken babain
Kur babai po i bertiste vajzes se tij 13-vjecare ajo ka marre thiken dhe e ka goditur ate. Sipas policise se Fierit ngjarja ndodhi dje ne mesdite ne lagjen 8 Shkurti ku shtetasi Lili Bushi eshte qelluar me thike. Krimi ne familje kete here eshte shtrire ne qytetin e Fierit ku nje vajze ka plagosur me thike babain e saj. Mesohet se i demtuari eshte derguar per mjekim ne spitalin e Fierit ne gjendje te rende. Prej ketu policia ka filluar edhe hetimet se si ka shkuar ngjarja qe e coi Bushin ne spital. Jane burime nga policia e Fierit ato qe raportojne se nga hetimet e para mendohet se ngjarja ka ndodhur per shkak te nje konflikti te castit krim i ndodhur brenda familjes. Nderkohe vazhdojne hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes ku jane hedhur hipotezat e para se mund te kete qene vajza e Bushit 13 vjece e cila e ka qelluar te atin.