Berisha: Të hapur për hetime

Kryeministri Berisha ia kushtoi gjithë pjesën e deklaratave publike, tradite tashme ne mbledhjet e keshillit te ministrave, raportit te Dik Martit, i cili sipas Berishes është i bazuar vetëm ne pretendime të pafaktuara. Por, shefi i qeverise tha se Shqipëria është e gatshme te bashkëpunoje me EULEX-in për hetimet e kësaj çështje, duke garantuar lehtësi për çdo lloj investigimi. Ministri i Drejtësisë dhe do t'i drejtojë gjykatës ndërkombëtare të Hagës një letër të veçantë ku do të garantohet se kjo gjykatë nuk do të ketë as kufizimin më të vogël për asnjë lloj hetimi. Shefi i ekzekutivit nuk i kurseu akuzat ndaj Dik Martit, i cili sipas tij ka bere deklarata fyese dhe baltosjeje për vendin dhe njerëzit e përmendur në raportin e tij. Zoti Berisha tha se prapaskena mbi te cilën është fabrikuar dosja e Dik Martit për UCK-në dhe kryeministrin Thaçi, ka vetëm qellim te dëmtojë ngritjen e qeverise se re ne Kosovë, dhe te shtyje negociatat me Serbinë.
Shpërndaje