E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iken Vocaj vjen Muca rokade ne policine e Tiranes

Saimir Muca vjen ne krye te policise se kryeqytetit pas angazhimit te tij si drejtor i Policise se Qarkut te Elbasanit ndersa me pare ai ka pasur edhe postin e zv.drejtorit te Policise se Qarkut Fier.

Mbas dy vitesh ne krye te Drejtorise se Policise se Tiranes Tonin Vocaj eshte larguar si drejtor i kesaj policie duke rimarre postin e drejtorit te Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit. Levizjet e disa krereve te policise kane ardhur vetem pak dite pasi jane bere edhe analizat e fundvitit te Policise se Shtetit ashtu edhe per policine e Tiranes. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka vendosur qe te beje nje sere levizjesh midis vartesve te tij. Bie ne sy levizja e Tonin Vocajt nga drejtor i Policise se Qarkut Tirane ne krye te Drejtorise se Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit. nderkohe qe ne postin e kreut te policise se Tiranes eshte emeruar drejtori i Policise se Qarkut te Elbasanit Saimir Muca gjithashtu kete post te lene bosh e ka zene Jashar Vreka i cili ka qene ne postin e drejtorit te Luftes kunder Krimit te Organizuar.

Rokada

Tonin Vocaj ka marre detyren si drejtor i policise se kryeqytetit ne janar te 2009-s duke zevendesuar te komanduarin Hamdi Fiorja ndersa tani ai eshte larguar nga ai post duke u riemeruar ne postin e drejtorit te Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka vendosur qe te beje nje sere levizjesh te cilat mund te quhen edhe rokada te vartesve ne institucionin qe ai drejton vetem pak dite pas mbylljes se analizes vjetore te policise. Vendin e Vocajt si kreu me i larte i policise se Tiranes e ka zene Saimir Muca i cili ka qene i emeruar si drejtor i Policise se Qarkut Elbasan.

Nderkohe qe edhe ky post nuk ka mbetur bosh por eshte emeruar Jashar Vreka si i pari i Policise ne Qarkun e Elbasanit.

Tonin Vocaj cilesohet si nje nder ekspertet policore ne fushen e krimeve te renda duke qene se ai ka drejtuar edhe me pare per shume kohe postin e drejtorit te Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit. Kjo ndoshta ka qene edhe arsyeja e rivenies se tij ne kete post nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj. Saimir Muca vjen ne krye te policise se kryeqytetit pas angazhimit te tij si drejtor ne i Policise se Qarkut Elbasan ndersa me pare ka punuar edhe si zevendesdrejtor i Policise se Qarkut Fier. Postin e Muces si i pari i bluve te qarkut te Elbasanit e ka zene Jashar Vreka i cili deri ne mengjesin e djeshem ka qene ne postin e drejtorit te Luftes kunder Krimit te Organizuar ne Policine e Pergjithshme.

Vendimi per largimin e Tonin Vocajt nga kreu i bluve te kryeqytetit ka ardhur vetem disa dite pas analizes vjetore te policise se Tiranes e mbajtur me 9 dhjetor ku ka qene i pranishem edhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Gjate analizes ne fjalimin e tij z. Burgaj u shpreh kritik per punen e disa sektoreve ne policine e Tiranes.

Tonin Vocaj rivihet ne krye te Drejtorise te Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit.

Drejtori i Pergjithshem i Policise se shtetit Hysni Burgaj ka vendosur qe te beje nje sere levizjesh te cilat mund te quhen edhe rokada te vartesve ne institucionin qe ai drejton vetem pak dite pas mbylljes se analizes vjetore te policise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›