E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha po na kërcënon

Nënkryetari i grupit parlamentar Erion Brace, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Berisha se po bashkëpunon me krimin e organizuar për të kërcënuar opozitën, pas luftës me fakte që po i bën korrupsionit qeveritar. Brace i është referuar një zarfi që ai ka marrë nga Daut Kadriovski, i njohur si person i lidhur me krimin e organizuar dhe i kërkuar nga shume shtete të botës, në të cilin, kërcënohen Braçe dhe kryetari i partisë Socialiste se kanë 24 orë kohe për të bërë publike lidhjet e tyre me drogën dhe vrasjet. Në CD e cila është shoqëruar me një kartolinë krishtlindjesh, Brace thotë se janë përmendur dhe drejtues të tjerë të politikes kosovare. E gjithë kjo CD sipas tij, është dërguar pas debatit që deputeti socialist ka pasur me kryeministrin Berisha në seancën për buxhetin, ku sipas tij, vete kreu i ekzekutivit i përmend të njëjtat kërcënime që janë në mesazhin e Kadriovskit. Kërcënimet sipas Braces, kanë firmen e Sali Berishës dhe për këtë ai shton se kanë informuar dhe presidentin e republikës.. Nënkryetari i grupit socialist i kujton kryeministrit Berisha se opozita nuk do të heshte për të bere publik korrupsionin qeveritar, ndërkohe qe CD i është dërguar prokurorisë, e shoqëruar edhe me kallëzimin penal për kërcenim.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›