Tiranë, pranga oficerit të policisë, abuzim me kartat e indetitetit

Nga Specialistët e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatmir Allmeta, 47 vjeç, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë komisariatit të policisë nr.1 Tiranë.
Ky punonjës u arrestua pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit, dhe pasi u kap në flagrancë me një shumë prej 10 000 lekësh të rinj, me synim për të përfituar këtë shumë parash, në këmbim të nxjerjes në kohë të shpejtë dhe dhënies së kartës së identitetit.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorimit të detyrës".