PS denoncon listat e zgjedhesve: 18 vetë në një kasolle
TIRANE- Partia Socialiste vazhdon me denoncimin e e atyre që i konsideron manipulime të listave të zgjedhësve në Tiranë. Sot deputeti socialist Sajmir Tahiri ishte në njësinë numër 6 në Tiranë ku denoncoi regjistrimin fiktiv të banorëve që nuk kanë jetuar në kryeqytet por që kanë ardhur në Tiranë, rishtazi.
Sipas Tahirit është bërë verifikimi në cdo banesë të kësaj njësie dhe ka rezultuar se në një kasolle të pabanueshme rezultojnë të jenë banorë 18 persona.
Deputeti socialist denonci dhe pindërit e Luzhiana Abazit, kryetares së njësisë bashkiake të cilët sipas Tahirit “rezultojnë të banojnë në një lavash”
“Janë banorë të sjellë rishtazi për të votuar në njësinë numër 6”- tha Tahiri duke nënvizuar se “PS nuk do të lejojë që mercenarët të votojnë më datën 8 maj.”
Ai paralajmëroi gjithashtu se do të ngrejë kallzim penal për ata që i kanë regjistruar dhe për të rregjistruarit.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS denoncon listat e zgjedhesve: 18 vetë në një kasolle