Fushata, thellohet kriza në ndërtim firmat të palikuiduara
TIRANË- Fushata zgjedhore që po shoqërohet edhe me rritjen e investimeve kryesisht në infrastrukturën rrugore rrezikon të thellojë më tej krizën që ka përfshirë sektorin e ndërtimit. Drejtuesit e shoqatës së ndërtuesve deklarojnë se një pjesë e firmave që janë kontraktuar për punimet, nuk janë likujduar për projektet e realizuara vitin e kaluar, një borxh që në rast se nuk shlyhet, sipas përllogatitjeve të ndërtuesve do të arrijë deri në 70 mln euro në fund të këtij viti.
“Si cdo fushatë elektorale ndërtuesit gjenden përballë një presioni të prerjes së shumë shiritave dhe presionet për të marrë pjesë në këto investime por edhe rreziku që likujdimi i këtyre investimeve ndodh shumë më vonë se sa e parashikon ligji. Kompanitë janë të detyruara të marrin pjesë në investime publike, sepse janë investime të sigurta, por nga ana tjetër duke parë edhe buxhetin e shtetit dhe krizën është shumë i madh rreziku dhe frika që këto para të merren më vonë se sa ishin parashikuar, gjë që i vë edhe në vështirësi më të mëdha firmat e ndërtimit të cilave nuk janë likujduar për projektet e para”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve Ilir Hebovija.
Ndërtuesit shpjegojnë se i bllokuar është edhe tregu i banesave, për shkak të mosmiratimit të planeve rregulluese të qyteteve të mëdha.
“Sektori i banesës, tashmë që është edhe fushatë ka një lloj ngrirje. Shpresojmë që nga fillimi i vitit tjetër të kemi një lloj pozitiviteti në këtë sektor”, tha më tej Hebovija.
Instituti i Statistikave konstatoi se gjatë tremujorit të fundit të vitit 2010, sektori i ndërtimit pësoi një rënie të mëtejshme me 3,7%, ndërkohë që Banka e Shqipërisë vlerësoi në vrojtimin e besimit të konsumatorit dhe bizneseve për tremujorin e parë të këtij viti sinjale pozitive për ecurinë e këtij sektori.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)