E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane qellon me pistolete prane shkolles arrestohet

Nje 22-vjecar eshte vene ne pranga nga Policia e Tiranes mengjesin e djeshem pasi ka qelluar me pistolete ne ajer prane shkolles Mihal Grameno. Nga burimet mesohet se i dyshuari Amarildo Hila banues ne Tirane tri dite me pare gjate oreve te mesnates ka qelluar ne ajer me nje pistolete te tipit TT dhe porsa ka degjuar policine qe po shkonte ne vendin e ngjarjes ka hedhur tutje armen e zjarrit dhe eshte larguar. Forcat e rendit kane bere sekuestrimin ne cilesine e proves materiale te pistoletes dhe gezhojave te plumbave dhe jane vene ne kerkim te autorit te dyshuar. Mengjesin e djeshem eshte bere edhe arrestimi i tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›