Tiranë, restaurohen veshjet e Adem Jasharit
TIRANE- Përfundoi restaurimi restaurimi etnografik i 123 veshjeve të heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari. Në këtë restaurim u përfshinë , edhe veshje të familjes së tij, të gjetura pas luftës. Restaurimi u bë nga Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisë në Tiranë.
Përgjegjësi i këtij institucioni prof. Frederik Stamati u shpreh se koleksioni i veshjeve do të dërgohet në Prishtinë, në fondacionin Adem Jashari. Rrobat u sollën në laborator në muajin qershor të vitit të kaluar, ku pas pastrimit dhe dezinfektimit u punua për ngjitjen dhe qepjen e tyre. Heroi dhe trimi legjendar i Luftës së Kosovës, Adem Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Drenicës dhe vdiq më 6 mars të 1998 në Prekaz.
(s.g/BalkanWeb)