E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sekuestrohen 100 kg hashash, 6 në pranga

Në vijim të operacioneve të fundit të realizuara me sukses nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sot më datë 28 Korrik Mars 2012, nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kerkimit, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 5 shtetasve për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike duke sekuestruar 100 kg lëndë narkotike :
 

- Arjan Nikoll Kolaj, banues në Tiranë
- Eduart Fran Gjonaj, banues ne fshatin Shendelli Sarande,
- Kristina Pashk Gjonaj, banuese ne Sarande,
- Fatjon Fran Dedaj, banues ne Rreshen,
- Bardhok Gjergji Arapi, banues ne Rreshen,
- Gjok Kolë Dedaj, banues ne Rreshen,
 

Arrestimi i ketyre shtetasve u be pasi me dt.27.07.2012, ne oren 18.00, në aksin rrugor Durrës - Tiranë në Maminas jane kapur ne flagrance me nje sasi prej 100 kg e ndarë në paketime brenda se cilave kishte bime te dyshuar narkotike me ere dhe me karakteristika si ajo e Cannabis Sattiva.
 

Gjatë hetimit ka rezultuar se bashkepuntore ne kete aktivitet të paligjshëm, jane edhe dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.
Lëndë narkotike vinte nga Lazarati me destinacion më pas shitjes dhe tregëtimin e saj në Tirane.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›