E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi në Kakavijë, rritet numri i emigrantëve në kthim

Vijon fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore.Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije si dhe Pikës Kufitare të Tre - Urave Çarshovë Përmet kanë hyrë 4.222 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 1086 automjete shqiptare dhe të huaja, ndërsa kanë dalë 2.354 shtetas shqiptare dhe te huaj si dhe 679 automjete shqiptare dhe te huaja.
 

Nga pala shqiptare në hyrje gjatë ditës së djeshme është punuar me 6 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërkaq nga pala greke punohet me 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.
 

Ndërkaq mësohet se si rezultat i masave të marra nga Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër dhe bashkëpunimit e kordinimit të veprimeve edhe me palën greke nuk janë shfaqur radhë në Kakavije, as tek pala jonë e as në palën greke .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›