E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektimet, KLD i dërgon raportin ministrisë së drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar sot në ministrinë e drejtësisë një raport në lidhje me inspektimet e bëra në disa gjykata në rrethe.
 

Në një konferencë për shtyp nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu deklaroi se në përfundim të këtij inspektimi janë nxjerrë një sërë konkluzionesh, të cilat do të shërbejnë për të përmirësuar funksionimin e sistemit të drejtësisë penale, sidomos për atë pjesë që gjykon veprat penale të rënda.
 

Sipas tij gjatë inspektimeve të bërë në disa gjykata të rretheve gjyqësore si Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, inspektoriati ka konstatuar disa parregullsi si mos zhvillimin e gjykimeve të pandërprera, shtyrjen e gjykimit më shumë se afati 15 ditor i përcaktuar nga ligji, dorëzimin e vendimit të arsyetuar përtej afateve proceduriale dhe mos raportim tek organet përkatëse për Prokurorët ose Avokatët që shtyjnë pa shkak ose me qëllim seancat gjyqsore.
 

Më tej Spahiu theksoi se këto konkluzione i janë dërguar për t`iu bërë të ditura të gjitha gjykatave me qëllim që gjyqtarët t`i kenë në konsideratë gjate veprimtarise se tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›