NATO, Anders Fogh Rasmussen viziton sot Tiranen
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, viziton, sot, për herë të parë Tiranën, ku pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit.
Sipas njoftimeve zyrtare nga Ministria e Jashtme, takimin e parë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike do të pritet nga zv/kryeministri dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, me të cilin më pas do të japë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
"Gazeta Shqiptare" në kryeartikullin e sotëm zbulon vizitën sekrete të drejtorit të Zyrës së Sigurisë në NATO, Michael Turner Evanoff i në Tiranë, vetëm pak ditë përpara ardhjes në kryeqytet të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen. Ai ndodhet ne Tirane prej dy ditesh. Evanoff, është drejtori i Zyrës së Sigurisë së NATO-s, zyrë e cila merret me koordinimin, monitorimin dhe implementimin e reformave të sigurisë. Ai është këshilltari kryesor i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për çështje të sigurisë.
Takimet e Rasmussen
Pas takimit me ministrin e Jashtëm Rasmussen do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes nga ministri Arben Imami, për të vijuar me takimin në kryeministri me Kryeministrin Sali Berisha, me të cilin do të ketë dhe një deklaratë për mediat.
Axhenda e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s do të pasohet nga takimet me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi.
Anders Fogh Rasmussen, ish-kryeministër i Danimarkës, u zgjodh në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës në prill 2009, gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Strasburg. Ai zëvendësoi në këtë post holandezin Jaap de Hoop Scheffer.
(s.g/BalkanWeb)