Tiranë, sherr mes të rinjve, vritet 26-vjeçari, plagosen dy persona të tjerë
TIRANË-Një person ka mbetur i vrarë sot në mbrëmje në Tiranë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë. Policia shpall në kërkim 3 persona.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 minutash pranë zonës së Selitës në Tiranë ku një grup të rinjsh janë grindur me njëri-tjetrin, për motive ende të paqarta.
Nga ngjarja ka mbetur i vrarë me armë zjarri, 26-vjeçari Arjan Mejdani nga komuniteti rom, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë Sajmir Mejdani dhe Besnik Muharremi. Mësohet se dy të rinjtë po marrin mjekimet e nevojshme në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që Muharremi po i nënshtrohet një operacioni për shkak të plagëve të marra.
Duke se sherri ka nisur në një hyrje pallati në dalje të Tiranës, pranë pallateve me shigjeta dhe më pas ka vijuar në rrugica të zonës për të përfunduar me vrasjen e 26-vjeçarit tek rruga ‘Pandeli Cale’, pranë Selitës.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po administron provat e ngjarjes. Dëshmitarë i kanë deklaruar policisë detaje rreth ngjarjes së rëndë. Nga hetimet paraprake mësohet se policia ka identifikuar 3 prej autorëve të vrasjes dhe plagosjes dhe i ka shpallur në kërkim.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, 30-vjecari hidhet nga kati i 5, në kushtet e depresionit