Tiranë, shkatërrohet grupi i grabitësve të makinave, 2 në pranga, 1 në kërkim
TIRANE - Policia e Kryeqytetit bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal më tendencë vjedhjet e automjeteve dhe motorëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëpunimi”. Në pranga ranë shtetasit Gentjan Ahmetsulaj 33 vjeç dhe 24-vjeçari Klajdi Kurti, ndërsa 23-vjeçari Fatjon Veizi u shpall në kërkim.
“Këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen të jenë autorë të vjedhjeve të konsiderueshme automjetesh dhe motorave. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se ky grup kriminal, pasi realizonin vjedhjet e makinave luksoze të tipit Benz i shisnin ndërsa të automjeteve të përdorura bënin çmontimin e tyre në pjesë këmbimi.” - njoftoi policia.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 automjete dhe motora, çelësa ekzagon si dhe një shumë parash prej 70 mijë lekësh të përfituara nga kjo veprimtari.
Policia e Tiranës bëri të ditur se vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të personave të lartpërmendur, pasi dyshohen të jenë dhe autorë të ngjarjeve të tjera kriminale të kësaj natyre të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit.
(er.nu/BalkanWeb)