Ndahet nga jeta Ardian Klosi, publicisti vetëvaret në banesë
Tiranë- Publicisti i njohurArdian Klosi i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme në moshën 55-vjeçare.
Tentativa e dytë për vetëvrasje këtë hërë ka qënë falate për publicistin, i cili është vetëvarur më litar në banesën e tij.
Mësohet se Adrian Klosi, babai i dy vajzave, i ka dhënë fund jetës rreth orës 22.00 ndërkohë që është gjetur i vdekur vetëm dy orë më pas nga e shoqja gjermane, Jutta Benzenberg.
Duket se Klosi e ka planifikuar mirë vetëvrasjen pasi ka lënë si mesazh të fundit një letër për vajzat dhe bashkëshorten e tij. 55- vjeçari jetonte i vetëm kohët e fundit në një banesë tek lagjja Komuna e Parisit, banesë e cila është rrethuar nga forca të shumta policie.
Klosi ishte një penat më të mira shqiptare, por që prej kohësh kishte shfaqur shenja të një depresioni të rëndë. Ai tentoi të vetëvritej edhe në fillim të Janarit të këtij viti, duke gëlltitur një sasi farmaceutikësh. Por arriti t`i shpëtonte pasi u dërgua menjëherë në spital, në gjendje të rëndë.
Më pas ai u dërgua në Spitalin Psikiatrik që njihet edhe si Spitali 5 në kryeqytet dhe u vendos menjëherë nën kujdesin e mjekëve. Këto të fundit kishin qënë skeptic për daljen e tij të shpejt nga spitali pasi i druheshin një tentative tjetër vetëvrasjeje.
Kush ishte publicisti Klosi
Ardian Klosi u lind në vitin 1957. Ai u diplomua në Fakultetin e Tiranës, në degën Gjuhë-Letërsi në vitin 1981. Më pas në vitin 1990 mbrojti studimet doktorale. Në vitet 1993-1998 ai u transferua në Gjermani, ku u njoh edhe me bashkëshorten e tij me të cilën ka dy vajza të moshës 16 dhe 18-vjeçare. Në vitin 98 Ardian Klosi u rikthye në Shqipëri dhe nga ajo kohe u angazhua fuqishëm në aktivitetet e shoqerisë civile. Klosi ishte autor i një sërë librash ku ndër to mund të përmendim: Refleksione, Shqipëria, zgjim i dhunshëm, Quo vadis Shqipëri dhe Shqipëria çmund të jetë. Klosi ishte autor i veprave në gjermanisht, si Mbijetesë Shqiptare fjalorit gjermanish-shqip. Vitet e fundit të jetës publicisti Klosi u përfshi fuqishëm në problemet dhe tematikat sociale të shoqerisë shqiptare ai do të kujtihet përherë si përkthyes, kritik letrar, publicistit dhe aktivistit i shquar
Presidenti Topi mesazh ngushëllimi për vdekjen e Klosit
Kreu i shtetit Bamir Topi përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet për humbjen tragjike të publicistit Ardian Klosi.
Të nderuar familjarë të të ndjerit Ardian Klosi!
Më lejoni t’ju shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Ardianit!
Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i shkrimtarit, analistit letrar, përkthyesit, publicistit dhe aktivistit të njohur publik të shoqërisë civile, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju – familjen e të afërmit, por edhe për mbarë shoqërinë tonë, e cila sot më tepër se kurrë ka nevojë për intelektualë të mirëfilltë dhe zëra të pavarur e të guximshëm që marrin përsipër të kryejnë misione altruiste në të mirë të qytetarëve shqiptarë.
Duke ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen në këtë momente të trishtuara si dhe të shpreh njëkohësisht edhe vlerësimin personal dhe institucional për përkushtimin njerëzor e profesional, veprën artistike dhe jetën aktive shoqërore të bashkëshortit, babait dhe njeriut tuaj të dashur!- theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
Rama: Humbëm një njeri të çmuar
Kryesocialisti, Edi Rama shkroi sot në Twitter për vdekjen tragjike të Ardian Klosit: ‘Iku tragjikisht naten nje mik i shtrenjte e njeri i cmuar i ketij vendi, antikomformist i hershem qe refuzoi te pershtatet me vulgaritetin…’