OSBE: Korrupsioni cenon imazhin e Shqipërisë
Deklaratat u bënë nga zv/ambasadorja e OSBE-së, Renata Hermanns në Shqipëri, në tryezën me temë “Parandalimin e konfliktit të interesit”.
“Raporti ndërkombëtar si ai vitit 2009 i ‘Transparency International’ tregon se korrupsioni është ende problem dhe si i tillë mbetet prioritet i qeverisë. Korrupsioni vepron si parandalues për investitorët e huaj, prezanton një imazh negativ dhe shmang fondet e asistencës sociale si dhe dënon shtresat më të varfra. Shqipëria ka ndërmarrë disa masa te guximshme kundër korrupsionit, por këto angazhime shpeshherë pengohen nga një zbatim jokorrekt”, u shpreh Herrmanns gjatë takimit.
Sipas saj, duhen marrë masa të forta për të luftuar këtë fenomen. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili deklaroi se parandalimi i konfliktit te interesit të administratës publike mbetet një nga detyrat më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.
“Periudha shtator-shkurt shënon një rritje te kallëzimeve penale dhe të arrestimit të zyrtareve publike deri në nivelet e larta politike. Kemi një rritje të ndjekjeve të suksesshme nga prokuroria si dhe fillimet e ndërtimit të një arkivi të suksesshëm të dënimeve të zyrtareve publike”, tha Basha. Ky takim u organizua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe Organizata për Sigurim e Bashkimit Evropian (OSBE) u shprëndanë më pas certifikatat e trajnimit për parandalimin e konfliktit të interesit. Certifikata morën rreth 600 zyrtare te administratës publike të trajnuar.