E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet Kastriot Jaupi

Pasi ka perfunduar denimin 7-vjecar ne shtetin spanjoll per gjobevenien e dy bisnesmeneve, drejtesia e ketij vendi ja dorezon Shqiperise Kastriot Jaupin, duke refuzuar drejtesine italiane e cila e kerkon per llogari te saj per trafikimin e nje vajze per qellime prostitucioni e me pas masakrimin e saj.

Emri i Kastriot Jaupajt, nje nder njerezit me te kerkuar nga drejtesia shqiptare te sjelle ne mend jo vetem vitin 1997 dhe bandat famekeqe te Beratit, por nje ngjarje akoma me te dhimbshme.

Ky 33-vjecar akuzohet te kete organizuar, duke paguar nje vrases me pagese, ekzekutimin e komisarit te policise Ilir Ngresi, ekzekutimi i te cilit nxori ne pah se sa e rrezikuar eshte jeta e nje punonjesi policie, nese identifikohet gjate nje operacioni.

Jeta e majorit Ilir Ngresi u pre ne mes ne moshen 32-vjecare, dhjetorin e vitit 2000 ne qytetin e Vlores, atje ku ai sherbente si efektiv ne forcat e nderhyrjes se shpejte.

Per ironi te fatit ai u qellua per vdekje pikerisht nga persona te vendlindjes se tij dhe pikerisht per nje operacion te kryer nga policia ne qytetin e tij, Beratin, qe akoma ne ate kohe nuk kishte hedhur pas perplasjet mes bandave.

Nje aksion policie pergjate vitit 1997 ne Uren Vajgurore per kapjen e te kerkuarit Ilir Jaupaj, vellai i Kastriot Jaupaj, u mbyll me vrasjen e tij.

Pergjate tre viteve ish-shefi i krimeve u akuzua nga familjaret e viktimes se kishte marre pjese ne kete ngjarje.

Sipas policise, Kastriot Jaupaj, tentoi vrasjen e oficerit Ngresi ne vendin ku i ishte vrare i vellai dhe ketu Ilir Ngresi mbeti i plagosur.

Pas ketij atentati, Jaupaj dyshohet se pagoi nje nder shoket e bandes ku ata benin pjese, Dritan Zhupen i njohur me nofken “Shuaipi”, i cili e realizoi vrasjen e ish-shefit te krimeve nje nate perpara vitit te ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›