E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare ndodh me rruget e Tiranes gropa ne qender te kryeqytetit

Tirana ndodhet në atmosferë festash, dhe këto ditë shtohet edhe fluksi i makinave për shkak të ardhjes së emigrantëve. Por cfarë kushtet ofron kryeqyteti ynë për sa i përket infrastrukturës rrugore? Kamera e Alsat ka kryer një vëzhgim në rrugët kryesore të Tiranës, dhe në rrugicat ku ka shumë qarkullim....

Duke e nisur nga rruga e Durrësit për të shkuar në rrugën e Kavajës, dy arterie kryesore që lidhin Tiranën me shumicën e qyteteve të tjera, asfalti i saj lë për të dëshiruar. Shpesh herë gropat e krijuara bëhen dhe burim aksidentesh të vogla, dhe duhet të jesh me fat nëse një makinë që shkel në një gropë, aq më tepër me ujë në këto ditë të lagështa, edhe mund të të bëj pis.

Por gropat nuk i gjen vetëm në rrugët afër qendrës së Tiranës. Kur hyjmë nëpër rrugicat, edhe pse asfalti mund të jetë shtruar vetëm para pak kohësh, gropat e krijuara kthehen në një shqetësim të përditshëm për banorët e zonës. Infrastruktura e kryeqytetit është kthyer në një problematikë të përditshme, duke shtuar këtu edhe trafikun e rënduar.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›