Berisha-Ramës:Më shumë rrugë nëLezhë se në Tiranë
LEZHË- Kryeministri Berisha ka inauguruar rrugën e punimeve Lac-Patok, me një gjatësi 9,5 km ku janë investuar 260 milion lekë. Kreu i qeverisë u tha banorëve të Fushëkuqes se brenda vitit 2010 do të asfaltojë të gjitha rrugët që zbresin në det, duke e kthyer kombin me sytë nga deti. Nga Fushëkuqja Berisha i është drejtuar me tone të ashpra kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, duke bërë një krahasim, ku sipas Berishës në Fushë Kuqe janë ndërtuar26 km rrugë, ndërsa në Tiranë 12 km, ndonëse taksat janë rritur nga Bashkia.
“Ne po shëndërrojmë në realitet një premtim solemn për të kthyer kombin me sytë nga deti. Sepse në këtë komunë kemi ndërtuar 26 km rrugë, apo 2,2 herë më shumë se c´ka ndërtuar kryetari i Bashkisë së Tiranës në kryeqytetin e vendit. Kjo sepse kryetari juaj e ka mendjen tek ju, kryetari juaj mendon se si të lehtësojë jetën tuaj, kurse zoti Rama mendjen e ka tek një kupolë e ngushtë, ndonëse e ka katërfishuar taksat e qytetarëve të Tiranës. Ka asfaltuar gjithsej 12 km rugë, dua ti them zotit Rama, hiqi gjyslyket e Spiro Kolekës se edhe Fan Nolin kur e lexon, përdor gjyslyket e dajës tënd. Shiko të ardhmen dhe përdor fondet që të ka akorduar qeveria”,- ironizoi kryeministri Berisha.
Berisha theksoi më tëj se Rama nuk do arrijë të ndalë zhvillimin e vendit me cadrat që nge, ndërsa ftoi qytetarët të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e djathtë të integrimit. Berisha theksoi se jemi në një prag historik, atë të liberalizimit të vizave, si dhe premtoi ndërtimin ëe rrugëve, ujësjellësave, shkollave e qëndrave shëndetësore. Në përfundim të fjalës së tij nënvizoi se “me djersën tonë do të ndërtojmë Shqipërinë europiane”.
(m.a/News24/BalkanWeb)