Tiranë, sot takimi i katërt për stabilizim asocimin Shqipëri-BE

Zhvillohet sot në Tiranë takimi i katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së.
Takimi që do të zhvillohet në hotel "Rogner" pritet të vendosë përballë njëri tjetrit politikanët shqiptarë dhe ata të BE-së sa i përket statusit të vendit kandidat dhe një sërë çështjesh të tjera, ndërsa pritet që në përfundim të dilet edhe me një rezolutë të përbashkët .
Në tre takimet e mëparshme, nuk janë miratuar marrëveshjet të cilat në vetvete ishin një angazhim i palëve në përmbushjen e prioriteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.
Ndërkohë ditën e sotme delegacioni i Parlamentit Europian i kryesuar nga shefi për Evropën Juglindore në KE Eduard Kukan është takuar edhe me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
Dje, gjashtë eurodeputetët u takuan me kreun e shtetit Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e PS-së Edi Rama dhe ministrin e drejtësisë Eduard Halimi.