E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: Inkurajojmë palët të vazhdojmë dialogun

Bashkimi Europian inkurajon palët politikë në Shqipëri që të vijojnëbashkëpunimin mes tyre në mënyrë që të përmbushen kriteret për integrimin.
 

Në një prononcim për mediat kreu i delegacionit të PE-së Eduard Kukan pas takimit me Zv. Kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto është shprehur se BE-ja vlerëson arritjen e dialogut politik në Shqipëri ndërsa shtoi se kjo klimë politike duhet të vijojë edhe më tej.
 

Ai gjithashtu u ka kërkuar liderëve politikë në Shqipëri të fokusohen tek çështjet e integrimit dhe për zbatimin e 12 kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›