E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane takim mbi sfidat e integrimit

Sfidat e integrimit europian, objektivat dhe puna e bërë deri më tani ishin temat e një konferencë ndërkombëtare zhvilluar në Tiranë. E organizuar nga UNDP-ja, Cooperazione Italiana, ministria e Brendshme dhe Ambasada Italiane konferenca ka pasur si pjesëmarrës personalitetet të ndryshme. 

Në fjalën e tij, ambsadori italian në Tiranë theksoi nevojën e zhvillimit të vendit, nëpërmjet politikave ekonomike, sociale e  ambientale. Po kështu ambasadori, në prani të personaliteteve të larta shqiptare përmendi projektet e bashkëpunimit për zhvillimin e rajoneve të ndryshme në Shqipëri.

Ndërkohë, përfaqësues të qeverisë shqiptare thanë se një sërë reformash të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe institucione të tjera janë kryer, duke afruar kështu vendin me Europën. Konferenca u zhvillua gjatë dy ditëve në Tiranë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›