E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, tentativë grabitjeje me armë në një argjendari

Gazeta Shqip

Një tjetër tentativë grabitjeje me armë ka ndodhur në kryeqytet. Objektivi ka qenë një argjendari që ndodhet në zonën e njohur si Rruga e Kavajës, shumë pranë poliklinikës nr.9, pranë kryqëzimit me 21 Dhjetorin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur një person i armatosur, i maskuar me një kapele të zezë, ka hyrë në argjendari dhe  nën kërcënimin e armës, ka tentuar të grabisë bizhuteritë e dyqanit. Ndërkaq, shitësja e argjendarisë ka ndezur menjëherë sinjalin e alarmit, i cili me sa duket e ka trembur grabitësin, që sipas përshkrimit të saj duhet të jetë adoleshent 15-16 vjeçar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ka marrë në pyetje shitësen e argjendarisë për informacione të tjera rreth tentativës së grabitjes.

27 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, tentativë grabitjeje me armë në një argjendari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›