E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, prangoset 42-vjeçari, akuzohet për plagosje

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 42-vjeçar i cili akuzohet për plagosje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Agim Gega, banues në fshatin Vakomone, komuna Shëngjergj, pasi dyshohet se ka plagosur me një draper, për motive të dobëta 54-vjeçarin Skënder Misku, dhe më pas ka kanosur shtetasen Anita Misku, 24 vjeç.
 

Sipas policisë, 42-vjeçari Agim Gega gjatë këtij konflikti dyshohet se ka qëlluar me një armë gjahu teke në drejtim të banesës se shtetasit Osman Kasëm Misku, për motive pronësie.
 

Ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës, 42-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një armë gjahu teke, të cilën e posedonte pa leje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›