Tiranë, vetëvritet me armë 62-vjeçari, shkak depresioni

Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën " Qemal Stafa", ku 62-vjeçari Agim Kraja, ka qëlluar veten me një plumb në zemër me një armë automatike.
Në lidhje me ngjarjen janë pyetur dhe familjarët të cilët deklarojnë se vetëvrasja ka ndodhur për arsyje depresioni pasi viktima vuante prej 12 vjetësh nga shikimi.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe armën me të cilën 62-vjeçari ka kryer vetëvrasjen, 24 fishekë, model 9 mm, të vendosur në një krehër si dhe u sekuestruan dy gëzhoja të kalibrit 9 mm ku janë marrë nga eksperti kriminalist për ekzaminime të mëtejshme në laborator.