E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret, Olli:33 vatra aktive, 55 persona në pranga për zjarrvënie të qëllimshme

Gazeta Shqip

Zëdhënësi i MB ka akuzuar opozitën për dezinformim të opinionit publik përmes mesazhesh virtuale që nuk kanë lidhje me realitetin

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli, në një konferencë për shtyp të mbajtur pasditen e sotme ka raportuar lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Olli theksoi se në shumicën e rasteve zjarret janë shkaktuar nga dora e njeriut dhe aktualisht 55 autorë të dyshuar janë kapur dhe dërguar para organeve të hetimit dhe drejtësisë.

Sipas zëdhënësit të MB, masat e marra dhe angazhimi i strukturave, të cilat prej ditësh punojnë pa pushim, ditën edhe natën, kanë mundur të mbajnë nën kontroll situatën, duke mundësuar kështu shmangien e situatës së emergjencave civile.

Sot, në gjithë territorin e vendit numërohen vetëm 33 vatra aktive zjarri, të cilat jo vetëm janë nën kontroll të plotë, por vijon puna me operacione nga ajri dhe toka për fikjen plotë të tyre. Edhe ky numër vatrash vjen vetëm prej faktit se shumica prej tyre ndodhen në lartësi të mëdha, në zona shumë të thepisura malore, në veri dhe verilindje të vendit, ku ndërhyrja me mjete zjarrfikëse dhe forca nga terreni ka qenë shumë e vështirë, thuajse e pamundur, theksoi Olli.

Më tutje zëdhënësi i MB siguroi se të gjitha strukturat shtetërore janë angazhuar dita-ditës në përballimin me sukses dhe gjakftohtësi të kësaj situate dhe akuzoi opozitën për dezinformim të qytetarëve me gjëra që nuk kanë lidhje me realitetin.
27 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Zjarret, Olli:33 vatra aktive, 55 persona në pranga për zjarrvënie të qëllimshme burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›