E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patos, zjarr në një ullishte, në rrezik banesat përreth

Përfshihet nga zjarri një kodër me ullinj në vendin e quajtur "Margelliç" në Patos, ku flakët po vënë në rrezik disa banesa pranë zonës së zjarrit. Ndërkaq burime nga Patosi bëjnë të ditur se era po favorizon përhapjen e flakëve të zjarrit, ndërsa terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikseve. Ndonëse mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit, po punohet me mjete rrethanore, ndihmuar edhe nga banorët e vetë zonës për vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›