Zgjedhjet, Borchardt: Stop presionit në administratë e biznes
TIRANE- Ambasadori gjerman, Bernard Borchardt bën apel qeverisë dhe Parlamentit të marrë masa për të eliminuar praktikat e presionit mbi punonjësit e adminsitratës dhe bizneseve para zgjedhjeve të ardhshme lokale, 2011.
Të tilla parregullsi janë vërejtur nga misioni i vëzhgues i OSBE/ODIHR në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe janë dënuar me forcë nga ndërkombëtarët.
Ambasadori gjerman përshëndeti sot paradite fillimin e një projekti të financuar nga ambasada që ai drejtoj me temë “ “Roli i politikës dhe administratës shtetërore ndaj punonjësve gjatë fushatës elektorale të 28 qershorit 2009”
Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR i cili vërejti parregullsi gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit“ Borchard tha se kritikat qëndrojnë në presionin mbi punonjesit e administrates publike, në udhëzimet e dhëna nëpunësve të Shërbimit Publik për pjesëmarrje në aktivite partiake.
“Presioni arriti deri në kërcënimin për pushim nga puna të atyre që refuzuan ta merrnin pjesë në aktivitete politike.”- tha Borchard duke shtuar se i njëjti presion ishte vërejtur dhe ndaj bizneseve private në mënyrë që këto të financonin partitë politike: “Ato biznese që nuk pranuan të bëheshin palë dhe të financonin, u bënë objekt i kontrollit të organeve tatimore“.
„Këto janë konkluzione tepër kritike dhe në këtë pikë do të doja t’i theksoja me force.“-nenvizoi ambasadori.
„Kritika nuk i drejtohet vetëm një partie të vecantë por të gjithëve pushtetarëve në nivel lokal e kombëtar. Ky fenomen tejet problematik, nuk duhet të ketë vend në një shtet demokratik dhe anëtar të NATO-s . I bëj thirrje Parlamentit dhe qeverisë shqiptare që të marrë masa në mënyrë që të eliminojë praktika të tilla në kohën e duhur përpara zgjedhjeve"- theksoi zoti Borchardt.
Në të njëjtën linjë dhe Elsa Ballauri, kryetarja e Grupit Shqiptar i të Drejtave të Njeriut kërkoi t'i jepen fund praktikave të presionit. Sipas saj, pati persona të cilët duke humbur punën, duke mos u bërë palë e një subjekti politik, patën pasoja psikologjike sociale dhe familjare. Më tej ajo i bëri thirrje shtetit dhe partive të kenë kujdes në raportin e deformuar të partisë me qytetarët
(s.g/BalkanWeb)