Nusja e zhdukur gjendet në Korçë
Durrës
Gjendet vajza që i humbi të fejuarit Ditën e Verës në Durrës. 19- vjeçarja nga Molishti i Beratit kishte vendosur të përjetonte një aventurë dashurore, por pa lajmëruar njeri. Ndërkohë, burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës thonë për gazetën se ndonëse rastet e denoncimeve dhe shpalljeve në kërkim për persona të humbur janë shtuar, rastet e ndjekura tregojnë që më së shumti vajzat ose gratë janë larguar me vullnetin e tyre. Mësohet se shtetasja E.M. kishte lënë në mes udhëtimin me autobus drejt Beratit, në të cilin e kishte hipur i fejuari për ta kthyer në shtëpi dhe kishte ndenjur disa ditë në Korçë me një shokun e saj.
#