E Diel, 1 Nëntor 2026

Autobusi i nxënësve shtyp dy veta

Elbasan

Një autobus, ku udhëtonin ekskursionistë, ka aksidentuar një çift bashkëshortësh në dalje të qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së djeshme në rrugën Elbasan-Metalurgji, në afërsi të lagjes "Skënderbej". Në këtë aksident janë dëmtuar rëndë bashkëshortët Skënder dhe Sabrie Kullolli 53 dhe 48 vjeç. Ata janë çuar fillimisht për në spitalin e Elbasanit, por më pas gruaja është dërguar në kryeqytet për trajtim më të specializuar. çifti u aksidentua nga autobusi me targa LB1965A, që drejtohej nga Ali Haka, i cili është ndaluar. Autobusi në fjalë ishte nisur për në Durrës me një grup nxënësish të shkollave të Librazhdit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›