E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, thyhet dhe grabiten sendet në makinën e Marko Bellos

TIRANË-Hajdutët nuk po kursejnë tashmë dhe deputetët apo ministra në vendin tonë. Pas grabitjes së shtëpisë së Ministrit të Punëve dhe Cështjeve Sociale Spiro Ksera, makinës së Ministrit Aldo Bumci, makinës së deputetit Socialist Eduard Shalsi, mbrëmjen e djeshme është thyer dhe më pas janë grabitur sende personale në makinën e deputetit të PS-së Marko Bello.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një garazh në zonën e Komunës së Parisit, ku autorët kanë përdorur të njëjtin mekanizëm dhe me dy automjete të tjera të parkuara në të njëjtin vend. Burime të policisë Tiranë bëjnë me dije se në të tre automjetet janë arritur të merren telefona, aksesorë dhe të gjitha sendet personale të pronarëve të automjeteve. Policia e Tiranës shprehet se po punon për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Më datë 11 shkurt forcat e Komisaritit numër tre arritën në arrestonin 24-vjecarin Arber Shyqyrukaj, i cili kishte arritur të grabiste shtëpinë e Ministrit Spiro Ksera, ku kishte marrë një I- PAD, një orë të shtrejtë dhe aksesorë të ndryshëm.
Pasditën e 21 dhjetorit të vitit 2011 përpara Ministrisë së Kulturës një person grabiti makinën e kreut të kësaj Ministrie, Aldo Bumçi. Automjeti model AUDI tip A6 është parë për herë të fundit nga forcat e rendit në zonën e Gjirit të Lalëzit, por makina ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. Ngjarje për të cilën ende nuk ka autorë të arrestuar.
Mbrëmjen e 19 dhjetorit, në rrugën “Mine Peza” është grabitur makina tip Opel Astra e nënkryetarit të grupit të PS-së, Eduart Shalsi, gjatë kohës kur ndaloi në një dyqan. Disa ditë më pas autorët e grabitjes kanë lajmëruar deputetin Shalsi se makina e tij gjendej në afërsi të Lezhës e braktisur.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›