Tirane, treni aksidenton 20 vjecarin

Nje 20 vjecar nga Tirana, Saimir Elezi eshte aksidentuar per vdekje nga treni, ne kohen qe ai po kalonte per ne krahun tjeter te rruges.
Aksidenti hekurudhor ndodhi ne shinat e trenit prane Kamzes ne oret e para te mengjesit.
Sipas policise, i riu ishte duke kaluar ne krahun tjeter te shinave ne kohen qe eshte perplasur nga treni i linjes Vlore-Tirane dhe eshte marre zvarre disa metra.
Mesohet se 20-vjecari ka gjetur vdekjen e menjehershme. Policia tha se aksidenti ndodhi per shkak te pakujdesise se viktimes, i cili ka qene i pavemendshem dhe kjo gje i ka kushtuar jeten.
Pergjate ketyre shinave kohet e fundit kane ndodhur shpesh aksidente hekurudhore, me se shumti te banoreve te zones.