E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, u përurua qendra më e re tregtare TEG

TIRANË- Është inauguruar qendra më e re tregtare “Tirana East Gate”. Kryeministri Berisha i pranishëm në inagurimin e kësaj qendre e ka cilësuar si investimin më të madh në historinë e tregut në Shqipëri.

“Sot në ngjarjen më të madhe, në historinë e tregut të Shqipërisë në të gjitha kohërat është dhe dhurata më e bukur që i bëhet Shqipërisë në 100-vjetorin e saj”, tha Berisha.

TEG qendra tregtare e portës lindore të Tiranës, e vendosur vetëm 4 km nga qendra e kryeqytetit ofron për konsumatorin kënaqësinë e blerjeve dhe argëtimeve. Në inagurimin e saj kanë qenë të pranishëm ambasadori amerikan Arvizu, ambasadori i OSBE-së Wollfarth, kreu i Bashkisë së Tiranës Basha, deputetë e personalitete të fushave të ndryshme.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, u përurua qendra më e re tregtare TEG

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›