E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vdes 70-vjeçari, ra nga kati i gjashtë

Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në orët e mbrëmjes në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Jordan Misja, në një pallat pranë zyrave të hipotekës.

Viktima quhet Adem Buzi dhe ishte nga Berati. I moshuari njoftohet se ishte i verbër.

Policia bëri të ditur se Buzi ka qenë i vetëm në shtëpi në momentin që ka ndodhur rrëzimi i tij nga ballkoni në katin e gjashtë.

(ep/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›