E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën me dhunë, një në pranga tjetri në kërkim

FUSHË-KRUJË Policia e Fushë Krujës ka arrestuar dje në orën 04:30, në flagrancë, 22-vjeçarin Zamir Kodra, nga fshati Çekrez, Bashkia Kamëz të rrethit Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Krujës mësohet se Kodra, në bashkëpunim me një tjetër bashkëpunëtor, dje rreth orës 01:00 dyshohet se i kanë marrë me dhunë shumën prej 80.000 lekë, H.L., 27 vjeç, i cili ishte i punësuar pranë një karburanti në fshatin Kameras, Fushë Krujë, dhe më pas janë larguar me një motoçikletë pa targa në drejtim të Kamzës. Kanë qenë pronarët e kësaj pike karburanti, të cilët i janë vënë në ndjekje grabitësve të rojës së tyre, ku kanë mundur t’i arrijnë ata në autostradë dhe t’i ndalojnë njërin nga grabitësit, ndërsa kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë, e cila është vënë menjëherë në shërbim të tyre. Policia ka arrestuar menjëherë Zamir Kodrën dhe bashkëpunëtorin e tij, identiteti i të cilit mbahet sekret për arsye hetimesh nga ana e policisë. Sipas policisë u kryen veprimet e para hetimore dhe u punua në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin brenda një kohe të shkurtër të shtetasit Zamir Kodra si autor i dyshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›