E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritoli në shtyllat e tensionit të lartë, asnjë i ndaluar

Krujë- Ende asnjë i arrestuar për hedhjen në erë të dy shtyllave të tensionit në fshatin Kadias të rrethit të Krujës. Policia e Krujës, në bashkëpunim me specialistë të anti-terrorit, kanë shoqëruar 50 persona, për të bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve të këtij krimi tashmë të përsëritur, po nuk ka mundur dot të arrijë në përfundimin e autorëve të ngjarjes. Ndërkohë që priten gjithashtu edhe shenjat e gishtërinjve të lënë nga autorët e këtij krimi, pasi njëra nga sasia e lëndës plasëse, e vendosur në njërën nga shtyllat, nuk ka shpërthyer e sëbashku me dhjetë metra fitil zjarrpërcjellës. Këto struktura vazhdojnë punën në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjes. Materialet për veprat penale të shkatërrimit me eksploziv dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake, iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë, ndërkohë që ky nuk është rasti i parë që kanë ndodhur vendosja e tritolit në shtylla tensioni, por edhe në muret e fabrikë së çimentos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›