The Group-Prishtina Film vë në zbatim idenë e ambasadorit Dell
PRISHTINE- “Muret” është titulli i serialit televiziv multietnik që do trajtojë një histori pas luftës në Kosovë. Duket se idenë për këtë film e ka dhënë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Christopher Dell, ndërsa që dje kanë nisur kërkimet për gjetjen e aktorëve, sic raportojnë mediat kosovare
Ai është rrëfimi paralel i një shqiptari dhe një serbeje që vihen në kërkim të anëtarëve të zhdukur të familjeve të tyre. Mësohet se filmi është mbështetur nga Ambasada e SHBA-së, por ekipi nuk ka folur për shifra.
Në filmin me skenar të Blerim Gjocit dhe regji të Ismet Sijarinës do të bëhen tok aktorë nacionalitetesh të ndryshme. Shtëpia filmike “The Group - Prishtina Film” për dy ditë do të kenë stacion Teatrin Kombëtar të Kosovës. Dita e parë ka qenë premtuese.
Edhe pse ende nuk është nënshkruar ndonjë kontratë me televizionet kosovare, producentët parashikojnë që nga mesi i marsit të fillojë transmetimi i tij.
(ma.ar/BalkanWeb)