E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Kosovës 1343 të akuzuar për zgjedhjet e 2010-ës

PRISHTINË - Prokuroria e Kosovës ka publikuar sot raportin vjetor të punës janar-dhjetor 2011, për lëndët që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 12 dhjetor 2010.

Sipas rezultateve të publikuara nga Prokuroritë Komunale të Republikës së Kosovës, deri tani janë akuzuar 1343 persona, që kanë të bëjnë me veprën penale të mashtrimit në votime nga neni 180 i KPK-së dhe me veprën penale Keqpërdorimi i të drejtës së votimit nga neni 178 i KPK-së.

Bazuar në lëndët akoma të papërfunduara në Prokurorinë Komunale në Prishtinë dhe në Prizren, llogaritet që në të ardhmen të akuzohen edhe 931 persona.

Sipas statistikave të pranuara deri më tani, lëndët që kanë përfunduar me aktgjykime kryesisht kanë pësuar dënime me kusht dhe dënime me gjobë, si dhe në 3 raste dënime plotësuese, ku komisionarëve iu është komunikuar, "ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej 4 vitesh".

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›