Tiranë, zbardhen 8 nga emrat e inspektorëve të arrestuar
Gjykata e Tiranës ka lëshuar masën e arrestit me burg për 9 inspektorët e Metrologjisë.
Përmes një konference për shtyp zëdhënësja e policisë Alma Katragjini bëri të ditur listën emërore të 8 të arrestuarve .
-Armand Xhika
-Kristaq Thanasi
-Sokol Lami
-Hetem Basho
-Agron Damzi
-Armand Shuaipi
-Moisi Musabelliu
-Roland Çelmeta,
Ndërsa njoftoi se është shpallur në kërkim një tjetër punonjës.
Personat e mësipërm së bashku me një tjetër funksionar tjetër janë funksionarë të drejtorisë së Metrologjisë në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe akuzohen për korrupsion.
Nëntë zyrtarët e administratës publike janë shoqëruar sot nga policia e Tiranës. Ndalimi i tyre është bërë nga seksioni anti-korrupsion në drejtorinë e policisë së Tiranës por ende nuk jepen detaje të operacionit.