E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerimi, BIS Banca hap degën e re në Shkodër

 

Banka Italiane për Zhvillim, (BIS Banca) ka hapur dje filialin më të ri në qytetin e Shkodrës. Në inaugurimin e zgjerimit të aktivitetit të bankës ishte edhe Kryeministri Berisha. Duke e vlerësuar degën e kësaj banke si një azhur në rrugën e sapoinauguruar “Kolë Idromeno”, Kryeministri Berisha theksoi se kjo bankë ka si mision të saj kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me një shumë fillestare 25 milionë euro, që përbën në këtë kohë një faktor shumë të çmuar për zhvillimin e biznesit në këtë qytet. “Banka Italiane për Zhvillim, tha Kryeministri, është vetëm një nga qindra projekte të mëdha italiane, të cilat zhvillohen nga Gjirokastra në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë”. BIS Banca, Banka Italiane e Zhvillimit, është themeluar në vitin 2005 mbas blerjes së 100 për qind të aksioneve të ish-Bankës Dardania nga ana e Familjes Mariano, duke u bërë kështu e vetmja bankë me 100% kapital italian që operon në Shqipëri. Me një rrjet prej 8 filialesh, të shtrira në qarqet më kryesore të vendit, BIS Banca, operon duke i ofruar shërbimet dhe produktet e saj bankare kryesisht bizneseve të mesme dhe të vogla (SME), si dhe vjen si një mbështetës i fuqishëm si për prodhuesit shqiptarë, ashtu dhe për bizneset e sipërmarrjet italiane që operojnë suksesshëm në Shqipëri. Në vitin 2008, BIS Banca u bë pjesë e Gruppo Veneto Banca, duke zotëruar 76,695 për qind të kapitalit të kësaj banke.  Gruppo Veneto Banca është një nga njëzet grupet bankare më të mëdhenj italiane, me rreth 428 filiale, e cila funksionon si një shoqëri kooperative, dhe ka në përbërje të saj 10 banka, të cilat operojnë në rajonet më të industrializuara të Italisë dhe të Evropës Lindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›