BE: Veprimi i Topit, një hap i duhur demokratik
Nga Tedi Blushi
Shefi i seksionit për Shqipërinë në KE, Dirk Lange deklaroi “se kjo është një mënyrë e drejtë, nëse ka një analize ligjore nga Presidenti të kodit zgjedhor për të parë a ka problem me kohën
TIRANE-Komisioni Europian merr “në mbrojtje” Presidentin Bamir Topi, duke e cilësuar “të drejtë” vendimin e tij për të kthyer kodin zgjedhor për rishqyrtim në Kuvend. Shefi i seksionit për Shqipërinë në KE, Dirk Lange deklaroi në një prononcim të djeshëm për mediat, “se kjo është një mënyrë e drejtë, nëse ka një analize ligjore nga Presidenti të kodit zgjedhor për të parë a ka problem me kohën dhe të kthehet në Parlament për t’ju kërkuar nëse është e nevojshme për t’u amenduar. Për mua, mendoj se është hapi i duhur demokratik”, - theksoi ai. Lange e bëri këtë koment në përfundim të takimeve të task-forcës dhe komitetit të përbashkët BE-Shqipëri në Bruksel, ku pala jonë përfaqësohej nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Brenda të njëjtit kontekst ai apeloi domosdoshmërinë e miratimit sa më parë të kodit të ri elektoral. Por pa harruar të verë theksin se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kushti më i rëndësishme, si për përparimin e Shqipërisë drejt statusit kandidat për në BE, ashtu edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. “Shpresoj sigurisht që kodi do të miratohet në kohën e duhur, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen nëpërmjet kodit të ri zgjedhor brenda afateve që parashikon legjislacioni juaj. Zgjedhjet e lira e të ndershme, janë një kusht i përsëritur tashmë për aplikimin për statusin e vendit kandidat dhe për liberalizimin e vizave”, - nënvizoi Lange. Presidenti i Republikës, Bamir Topi ktheu dy ditë më parë për rishqyrtim në Kuvend, kodin zgjedhor duke e argumentuar këtë vendim të tij me nevojën e “kalkulimit” si duhet të kohës se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.
Kushtet
Përparimi në fushën e sundimit të ligjit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe ligji për azilin, janë kushtet më të rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria për përfitimin e statusit kandidat në BE, ashtu edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Për këto dhe çështje të tjera u diskutua gjatë takimeve të task-forcës dhe komitetit të përbashkët BE-Shqipëri, në Bruksel. “Diskutuam çështjet e krimit të organizuar, korrupsionit, sundimit të ligjit në përgjithësi dhe ne shohim disa progrese dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të përparuar. Dhe ne e inkurajojmë qeverinë t’i marrë seriozisht këto çështje dhe të shënojë progres në to”, - deklaroi shef i seksionit për Shqipërinë në KE, pas takimit me ministren tonë të Integrimit, Majlinda Bregu. Për dy ditë rresht, në Bruksel u raportua edhe mbi zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetme, reformat në gjyqësor, etj.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)