E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza, sot afati i fundit për avokatin e Bashës

Nuk dihet ende nëse avokati Nikaj do të paraqitet në organin e akuzës, pasi dhe më parë ai ka refuzuar të firmosë akuzat ndaj klientit të tij, duke mos pranuar që Lulzim Basha ka statusin e të pandehurit 

TIRANE-Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar sërish ftesë avokatit të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, që të paraqitet në këtë institucion për të firmosur aktet e procedimit penal ndaj klientit të tij. Ftesa e firmosur nga prokurori Arben Kraja, i është dorëzuar dje mbrojtësit ligjor të Bashës, Zef Nikajt. Ai e fton Nikajn të paraqitet ditën e sotme (5 dhjetor 2008) në Prokurorinë e Përgjithshme për të firmosur mbi aktet e dosjes penale në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, pasi për shkak të përfundimit të afateve të hetimit do ta dorëzojë për gjykim në Gjykatën e Lartë. Nuk dihet ende nëse Nikaj do të paraqitet në organin e akuzës, pasi dhe më parë ai ka refuzuar të firmosë akuzat ndaj klientit të tij, duke i cilësuar si të paligjshme veprimet e prokurorisë dhe duke mos pranuar që Lulzim Basha ka statusin e të pandehurit, por të personit nën hetim. Nëse avokati Nikaj nuk paraqitet, atëherë prokurorisë do t’i duhet të caktojë një avokat nga shteti dhe ta dërgojë Bashën në Gjykatën e Lartë si të pandehur në mungesë. Ka shumë gjasa që dosja ‘Durrës-Kukës’ të përfundojë në gjykatë brenda ditës së sotme, për shkak se data 6 dhjetor 2008 shënon fundin e afateve të hetimit për abuzimet me fondet e Rrëshen-Kalimash.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›