Haradinaj, avokatët paraqesin argumentet në Hagë
Hagë- Në ditën e dytë të seancës parambyllëse të procesit kundër Ramush Haradinajt Gjykata e Hagës ka vijuar seancen e rradhës ndaj tij dhe dy ish-kolegëve të UÇK-së Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt.
Tre personat akuzohen për krime në luftën e Kosovës ndaj popullsisë serbe.
Siç njoftojnë mediat kosovare seanca e së martës nisi me paraqitjen e dëshmive nga avokatët e Haradinajt. Dëshmi që mbështetëshin në veprimet e Haradinajt në Gllogjan dhe Jabllanicë gjatë kohës së luftës.
Ekspress’ raporton se avokati mbrojtës i Haradinajt, Emerson është fokusuar te dëshmia e Rrustem Dedajt, për të cilin mbrojtja tha se ai ishte personi që e bëri rrugëtimin e vështirë dhe shkoi në Jabllanicë dhe e qortoi atë për trajtimin e zotëri Kuçi dhe e urdhëroi ta lironte atë menjëherë.
Teksa u rikujtua se zoti Haradinaj kishte respektin në atë zone dhe se njihej gjërësisht. Siç ju thash dje, zotëri Haradinajt ishte komandant i atyre që donin ta ndiqnin atë dhe donin ta quanin komandant dhe popullariteti i tij, mbështetjen dhe kauzën që e përfaqësonte. Ai varej nga emri i mirë që kishte dhe nga kjo shkallë mund të mendohet se keqtrajtimi i atyre që ishin të ndaluar dhe akuzat që ishin bazuar në torturat e personave që ishin të burgosur do të kishte efektin e kundërt të asaj që donte të arrinte zotëri Haradinaj me aq mundim për konsensusin e komunitetit për të marrë pjesë në një forcë vullnetare- tha avokati.
Ndër të tjera mbrojtja është përqendruar edhe te dëshmia e dëshmitari 3, ku sipas mbrojtjes, ai ishte marrë nga Gllogjani prej Lahi Brahimajt dhe ishte sjellë në Jabllanicë.
Emerson ka përsëritur një video nga parashtrimi i pyetjeve që ai ia kishte bërë dëshmitarit 3, i cili gjatë dëshmisë së tij kishte treguar se si ishte marrë nga Lahi Brahimaj në Gllogjan dhe ishte sjellë në Jabllanicë.
Ndaj sipas mbrojtjes, dëshmia e dëshmitari 3 bien në kundërshtim me pretendimet e prokurorisë se Haradinaj kishte marrë pjesë në krime në atë kohë në Kosovë.
Dje, të paktën 20 vite burg, është kjo masa e sigurisë që ka kërkuar Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte , për ish-kryministrin, Ramush Haradinaj.
Më 10 Maj lideri i AAK, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu bashkua përkohësisht familjes së tij pasi gjykata ndërkombëtare e liroi përkohhësisht.
Një rigjykimi i pjesshëm ka filluar në Gusht të 2011-ës për ish-komandantët e UÇK-së, Haradinaj dhe për dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, pasi mbi ta rëndon akuza e krimeve të luftës.
Në qëndrimin në Kosovë, Haradinaj shoqërohej nga Policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it. Sepse në kushtet e gjykatës ishte lëvizje e kufizuar çka nënkupton larg përfshirje politike apo shfaqjeve publike.
/IDEA/