E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja me foshnjen në Durrës, policia vijon hetimet

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në qytetin bregdetar ku makina në të cilën ndodhej një foshnje u grabit një person i paidentifikuar.
 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00, në lagjen Nr.13 Plazh Durrës, ku shtetasi E.M., 32 vjec, i cili udhëtonte me automjetin e tij tip Mercedez Benz me targa polake KR 535 RL së bashku me bashkëshorten, djalin dhe vjehrrin e tij, kanë ndaluar dhe shkuar në një dyqan rreth 10 m larg automjetit në të cilin kanë lënë fëmijën e tyre 1 muajsh. Në këtë moment, një person i paidentifikuar është futur në automjetin i cili ka qënë i ndezur dhe është larguar në drejtim të Urës së Dajlanit.

Sipas policisë në orën 23.30 u bë e mundur gjetja e fëmijës E.M, i cili ishte braktisur në Laprakë Tiranë, në afërsi të një karburanti. Fëmija u dërgua menjëherë pranë Spitalit të Fëmijëve, ku iu nënshtrua një ekzaminimi të përgjithshëm nga i cili rezultoi se gëzonte shëndet të plotë ndërsa më pas ai i është dorëzuar prindërve të tij.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe gjetjen e automjetit të vjedhur me targa KR 535 RL, i cili u gjet i braktisur në Milot.
Ndërkohë policia po vijon hetimet hetimore si dhe përpunimin laboratorik të provave në funksion të identifikimit të autorit të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›