Ndotja në bregdet, hetim 9 personave në Vlorë

Hedhja e mbetjeve inerte të ngurta përgjatë vijës bregedetare ka bërë që policia e Vlorës të nisë procedim penal për 9 persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Ndotja e ujërave".
Gjithashtu prokuroria ka filluar procedim penal për "Shpërdorim detyre" edhe në ngarkim të Inspektorëve të Inspektoriateve Ndërtimore Urbanistike të Bashkive Vlorë dhe Orikum, në ngarkim të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar si dhe në ngarkim të Inspektorëve të Agjensisë Rajonale të Mjedisit Vlorë pasi inspektorët e këtyre institucioneve nuk kanë reaguar konform ligjit përballë kësaj veprimtarie të kundërligjshme, edhe pse e kanë detyrim ligjor dhe objekt të drejtëpërtë të veprimtarisë së tyre të përditshme.
Personat për të cilët ka nisur procedimi penal
1. T. M, vjeç 42, banues në Orikum (në bregdetin e Vlorës);
2. D. D., vjeç 69, banues në lagjen "1 Maji" Vlorë, (në bregdetin në Radhimë);
3. M. T., vjeç 61, banues në Llakatund, (në bregdetin në lagjen "Uji i Ftohte" Vlorë);
4. A. H., vjeç 36, banues në Vlore, (në bregdetin ne lagjen "Uji i Ftohtë" Vlorë);
5. D. B., vjeç 32, banues në Radhimë-Vlorë, (në vijen bregdetare Radhime)
6. A. B., vjeç 45, banues ne Radhime-Vlorë, (në vijën bregdetare Radhimë)
7. A. S., vjeç 44, banues ne Radhimë-Vlorë (në vijën bregdetare Radhimë Vlorë).
8. Z. Z., vjeç 58, banues në Vlore, (në vijën bregdetare Radhimë -Vlorë).
9. M. A., vjeç 58, banues në Vlorë, (në vijën bregdetare Radhimë -Vlorë)